08.08.2019, 10:00

350 mijë euro vlera e dëmeve të vërshimeve në Suharekë

Shiu dhe breshëri i muajit qershor ka shkaktuar dëme të mëdha në Suharekë.

Këto vërshime kanë shkaktuar dëme në bujqësi (perimtari e vreshtari), si dhe në amvisëri.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë për lajmi.net se vlera e dëmeve nga vërshimet në Suharekë arrijnë vlerën deri në 350 mijë euro.

“350 mijë euro është vlera totale e dëmeve nga vërshimet”, ka thënë Kryetari Muharremaj.

Po ashtu Muharremaj bëri të ditur se Komuna e Suharekës i ka kryer të gjitha obligimet të cilat i takojnë si dhe kjo komunë i ka dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Zyrën e Kryeministrit të gjitha raportet e duhura, raporton lajmi.net

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

“E kemi bërë ne një raport e kemi dorëzuar te Ministria e Bujqësisë dhe të Zyra e Kryeministrit. Ne i kemi bërë të gjitha kërkesat. Ne e kemi bërë kërkesën zyrtare, dëmi është vlerësuar dhe kemi ftuar edhe ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe ata kanë qenë edhe e kanë vlerësuar dëmin dhe kërkesën ia kemi dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe ne obligimin si komunë e kemi kryer. Ne si Komunë me procedurë gjithçka kemi përfunduar”, ka treguar Muharremaj.

Kujtojmë se gjatë muajit qershor shiu i rrëmbyeshëm i ka shndërruar rrugët e qytetit dhe fshatrave në lumenj. Për shkak të kësaj qarkullimi me vetura ishte bërë më i vështirë.