15 praktikantë punësohen në Komunën e Suharekës

05.02.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtori i Qendrës së punësimit në Prizren Hajrullah Hoxha si dhe 15 të rinjë e të reja nga Komuna e Suharekës, kanë nënshkruar sot kontratat për punësim si praktikantë.  Punësimi i këtyre të rinjëve do të jetë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi plus gjashtë muaj të […]

15 praktikantë punësohen në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtori i Qendrës së punësimit në Prizren Hajrullah Hoxha si dhe 15 të rinjë e të reja nga Komuna e Suharekës, kanë nënshkruar sot kontratat për punësim si praktikantë. 

Punësimi i këtyre të rinjëve do të jetë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi plus gjashtë muaj të tjerë.

Ky është projekt i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjës Sociale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Suharekës.

Kryetari Muharremaj, ka uruar të rinjtë e punësuar me shpresën se do të bëjë përpjekje që të shtohet numri edhe i praktikantëve por edhe i të punësuarëve në Komunën tonë.

Angazhimi im në këtë drejtim nuk do të mungojë asnjëherë, ka thënë kryetari Muharremaj.