Prokuroria Speciale arreston një serb shtetas të Kosovës

11.05.2024

Prokuroria Speciale ka arrestuar një person me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale arreston një serb shtetas të Kosovës Foto: Ilustrim

Në njoftimin për media të Prokurorisë Speciale, i arrestuari S.M akuzohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim.