Prokuroria e Prizrenit gjatë muajit gusht ka ngritur 187 aktakuza

para 20 dite

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit Gusht 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e tetëdhjetë e shtatë (187) aktakuza kundër dyqind e dyzet e katër (244) personave, për raste të ndryshme penale.

Prokuroria e Prizrenit gjatë muajit gusht ka ngritur 187 aktakuza Foto: Ilustrim

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur njëqind e shtatëdhjetë (170) aktakuza kundër dyqind e njëzet e dy (222) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të miturve.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.