Këta janë kandidatët që e kanë kaluar testin kualifikues për prokuror

20.05.2024

Komisioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka njoftuar për rezultatet e testit kualifikues për prokurorë të shtetit, i cili u mbajt dje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Këta janë kandidatët që e kanë kaluar testin kualifikues për prokuror Foto: Ilustrim

Në test morën pjesë 350 kandidatë nga 422 sa kanë aplikuar për këtë garë për 28 vende të lira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se testin e kanë kaluar 295 kandidatë, ku mes tyre janë zbuluar emra të fëmijëve e familjarëve të prokurorëve e kryeprokurorëve, krerëve dhe ish krerëve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.