10 aktakuza për 24 orë, Prokuroria e Prizrenit me angazhim maksimal

para 4 dite

Prokuroria Themelore në Prizren ka pasur një aktivitet të lartë gjatë 24 orëve të fundit, duke ndërmarrë një sërë veprimesh për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër kriminalitetit.

10 aktakuza për 24 orë, Prokuroria e Prizrenit me angazhim maksimal

Sipas një njoftimi për media, prokuroria ka ndaluar pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë grabitjen, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe vjedhjen. Gjithashtu, është kërkuar paraburgimi për një person të dyshuar për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë.

Një pjesë e rëndësishme e punës së prokurorisë ka qenë edhe ngritja e aktakuzave. Gjatë kësaj periudhe, janë ngritur dhjetë aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë lëndime trupore, kanosje, shmangie nga pagesa e tatimeve dhe vjedhje.

Etiketat

Ofertat e fundit