Vetaksidenti me fatalitet në Shirokë, policia jep detaje

para 28 dite

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 24 prill 2025, në mes të fshatrave Shirokë dhe Sopijë të komunës së Suharekës, duke rezultuar me humbjen e jetës së një qytetari.

Vetaksidenti me fatalitet në Shirokë, policia jep detaje

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:26, përmes numrit të emergjencës është pranuar njoftimi për një vetaksident në rrugën që lidh dy fshatrat. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, patrulla e policisë dhe ekipi i emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

I kontaktuar nga SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident është lënduar rëndë E.K., banor i fshatit Vraniq. Ai fillimisht është transportuar në emergjencën e Suharekës për ndihmë të parë. Mirëpo, për shkak të gjendjes së tij kritike dhe lëndimeve të marra, ai është transferuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Fatkeqësisht, rreth orës 23:00, nga spitali është konfirmuar lajmi i hidhur se E.K. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka thënë Bytyqi.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, në vendin e aksidentit kanë dalë edhe hetuesit e trafikut rrugor për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Është njoftuar gjithashtu edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Etiketat

Ofertat e fundit