Vetaksident me fatalitet në Bërnjak: Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë – arrestohet shoferi

08.07.2024

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët mbrëmshme në rrugën nacionale Zubin Potok -Bërnjak, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Vetaksident me fatalitet në Bërnjak: Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë – arrestohet shoferi Foto: Ilustrim

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, vetura – e cila drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë – ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.

Në këtë aksident, lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë ku njëri prej tyre ka vdekur në Spitalin e Mitrovicës, teksa shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.