Veri, dy raste të veçanta të kultivimit dhe posedimit të kanabisit, policia konfiskon prova materiale
Policia e Kosovës ka zhvilluar dy kontrolle të veçanta në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku janë zbuluar raste të kultivimit dhe posedimit të substancave narkotike të llojit kanabis.
Në rastin e parë, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një tendë të improvizuar të pajisur me llambë elektrike dhe pompë uji, të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve të kanabisit. Po ashtu, janë gjetur një kuti plastike me bimë të mbjella, një vazo tjetër me bimë kanabisi, një sirtar druri për tharjen e narkotikëve, si dhe një sasi prej 1.5 gram marihuanë dhe 200 fara kanabisi.
Në rastin e dytë, në të njëjtin fshat, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari tjetër, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 28 gramë marihuanë.
Të dy rastet janë referuar në procedurë të rregullt pranë Prokurorisë kompetente. Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtyre rasteve.