Tentoi të ikte nga Kosova, arrestohet serbi që ishte nën masën e dorëzanisë
Një përson i nacionalitetit serb, i cili ka qenë nën masën e dorëzanisë dhe nuk i është lejuar të largohet nga Kosova, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në Jarinjë teksa ka tentuar të largohet në drejtim të Serbisë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
““Me datën 24.09.2024 njësia e DHTN Mitrovicë Veri janë njoftuar nga pika kufitare Jarinje se personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga Kosova në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar ka qenë nën masën e dorëzanisë dhe nuk ka pas të drejtë ta lëshojë territorrin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Elshani.
Ai ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i rastit i Prokurorisë Speciale dhe me aktvendim të tij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.