Tejkaluan shpejtësinë e kufizuar, kaq u gjobitën dy shoferë në Prizren

26.05.2024

Policia ka njoftuar se janë identifikuar dy shoferë që e kanë tejkaluar shpejtësinë e kufizuar.

Tejkaluan shpejtësinë e kufizuar, kaq u gjobitën dy shoferë në Prizren Foto: Ilustrim

Shoferi i parë ka vozitur 102 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për gjashtë muaj u është ndaluar vozitja.

Ndërsa shoferi i dytë ka vozitur me shpejtësi129 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h.

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar vozitja.

“Me 25.05.2024,Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferet  duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar  gjoba  300 €, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. Ndërsa ne rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin  duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar  gjobë  300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”