Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për dy të plagosur

27.04.2024

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të së premtes, ku dyshohet se nga ky incident dy persona kanë mbetur të plasogur.

Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për dy të plagosur Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, teksa ende nuk dihen motivet e këtyre të shtënave.

Dy të plagosurit tashmë janë dërguar për tretman mjekësor si pasojë e plagëve të marra.