“Siguria e nxënësve”, policia kontrollon autobusët e nxënësve në Prizren
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Prizren mëngjesin e sotëm ka kryer disa kontrolle të befasishme në autobusët, të cilët bartin nxënësit në qytetin e Prizrenit. E gjithë kjo është pjesë e planit operativ, për sigurinë në shkolla.
Përmes një njoftimi Policia e Kosovës bënë të ditur se sot më datën 17.10.2024 në orët e mëngjesit Stacioni Policor Prizren ka kryer disa kontrolle të befasishme në zbatim të planit operativë “ Siguria e nxënësve”.
Ne këtë plan kane qene te përfshirë shumë zyrtar policor si nga patrullat ashtu edhe nja hetimet dhe njësitë e tjera të stacionit të cilët janë ndarë në grupe dhe kanë majtë pika kontrolli në lokacione të ndryshme.
Cak i kontrollit kanë qenë autobusët që bartin nxënës dhe në bazë të dyshimeve disa prej nxënësve janë kontrolluar, kontrollet janë kryer me qëllim të parandalimit të veprave penale të ndryshëm e në veçanti është kërkuar për mjete të rrezikshme si dhe armë të ftohta e armë të zjarrit.
Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjet asgjë kundërligjshme.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre.