Shtatë persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje brenda 24 orëve

para 14 dite

Shtatë persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shtatë persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Katër prej tyre janë arrestuar në Prishtinë, një në Podujevë, një në Ferizaj dhe një në Gjilan.

Atyre u janë sekuestruar thika, armë zjarri, karikatorë, fishekë, sprej.

Raportet e plota:

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 22.09.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Rr.Ramiz Cerrnica,Prishtinë 22.09.2024-15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

“Podujevë 22.09.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator me 4 fishekë dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

“Rr.B, Prishtinë 22.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

“Rr. Kadri Zeka, Ferizaj 22.09.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Idriz Seferi, Gjilan 22.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”