Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

29.06.2024

Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty.

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura Foto: Ilustrim

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raport.