LVV
PDK
LDK
AAK

Rritet shqetësimi i abuzimit me drogë te të rinjtë, një rast i fundit në Fushë Kosovë

para 8 dite

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë vazhdon të jetë një problem i madh në Kosovë.

Rritet shqetësimi i abuzimit me drogë te të rinjtë, një rast i fundit në Fushë Kosovë

Kjo u dëshmua edhe një herë dje në Fushë Kosovë, ku policia ndaloi një automjet nën dyshimin për transport të lëndëve të paligjshme. Gjatë kontrollit, u gjet një sasi e marihuanës te njëri nga pasagjerët.

I riu u shoqërua në stacion policor për marrje në pyetje, ndërsa droga u sekuestrua. Pas përfundimit të procedurave, prokurori urdhëroi fillimin e hetimit për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, posedimi, blerja apo shpërndarja e substancave narkotike është e paligjshme dhe dënohet me gjobë ose burg, në varësi të sasisë dhe llojit të lëndës narkotike.

Ky rast i fundit tregon qartë se lufta kundër drogës dhe abuzimit të saj nga të rinjtë duhet të intensifikohet.

Etiketat

Ofertat e fundit