Qytetari në Pozheran e dorëzon në Polici çantën që e kishte gjetur, në të ishin 7500 euro

11.07.2024

Policia në Gjilan ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në polici një cantë që e kishte gjetur.

Qytetari në Pozheran e dorëzon në Polici çantën që e kishte gjetur, në të ishin 7500 euro Foto: Ilustrim

Në të ka pasur dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 7500 euro.

Ajo i është kthyer pronarit.

Njoftimi i plotë:

Dorëzohet në Polici çanta e gjetur nga qytetari i ndërgjegjshëm 

Gjilan, 11 korrik 2024                                                                                                                                       

Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.