Punonte tokën, një gjakovar gjen 2 mjete të pashpërthyera

03.07.2024

Mesditën e djeshme në Gjakovë janë gjetur dy mjete të pashpërthyera.

Punonte tokën, një gjakovar gjen 2 mjete të pashpërthyera Foto: Ilustrim

Një person, derisa ishte duke punuar tokën në Babaj të Bokës, ka hasur në mjete të dyshimta, me ç’rast ka njoftuar policinë, shkruan Indeksonline.

Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, duke e siguruar vendin e dyshimtë me shirit policor.

Në rast është angazhuar edhe Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili në mënyrë të sigurt ka deminuar mjetet e dyshimta.