Prizren, tentoi të vjedh para nën kërcënimin e thikës, arrestohet i dyshuari

para 36 dite

Një burrë është sulmuar me thikë në Prizren më 5 nëntor 2024, rreth orës 15:20, në tentativë për grabitje.

Prizren, tentoi të vjedh para nën kërcënimin e thikës, arrestohet i dyshuari

Sipas autoriteteve lokale, viktima, shtetas i Kosovës, është sulmuar nga dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte i mitur. Sulmuesit dyshohet se përdorën një thikë për të kërcënuar viktimën dhe për të vjedhur çantën e tij me para të gatshme.

Viktima është lënduar gjatë sulmit dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor.

LEXO EDHE:  Vetëm të hënën tri raste të dhunës në familje në Kosovë

Pas incidentit, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, mashkull i rritur. I dyshuari i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një hetim për këtë çështje është në vazhdim.

Etiketat