Prizren, Policia e Kosovës sekuestron armë të paautorizuara, arrestohet një person
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ka finalizuar me sukses një operacion hetimor, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh të paautorizuara dhe duke arrestuar një person të dyshuar.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime operative dhe hetimore, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin me inicialet N.T., i lindur në vitin 1977, mashkull kosovar, si posedues i armëve pa leje.
Pas marrjes së informacioneve, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar urdhrin për kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit të realizuar me datën 04.04.2025, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- Një (1) pistoletë e tipit AREX e kalibrit 9×19
- Një (1) pushkë gjysme automatike e tipit Crvena Zastava
- Një (1) karikator i pistoletës
- Gjashtë (6) fishekë të kalibrit të panjohur
- Dy (2) fishekë me gaz
- Dyzet e një (41) fishekë për armë të gjata
- Një (1) karikator i pushkës gjysme automatike
- Një (1) palë dylbi të tipit ZRAK ON-M76
Autoritetet policore kanë njoftuar se ndaj të dyshuarit N.T. do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.