Prizren, arrestohet personi i kërkuar , dërgohet në vuajtje të dënimit

10.07.2024

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Prizren, arrestohet personi i kërkuar , dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Policia e Kosovës

Prizren, 10 korrik 2024

Me 009.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari G.K., 34 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera .

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.