Policia publikon fotot e një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

20.02.2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për dy raste të vjedhjeve.

Policia publikon fotot e një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij Foto: Ilustrim

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarit, derisa ka apeluar te qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.