Policia në kërkim të një personi, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij

09.07.2024

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje.

Policia në kërkim të një personi, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij Foto: Ilustrim

Në Facebook, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale; -Vjedhja. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.