Policia konfiskon në veri 152,290.00 Dinar, 4580 € dhe 3.940 Franga

30.05.2024

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në një kasafortë të filialës së bankës së ashtuquajtur “Narodna Banka” të Mitrovicës së Veriut, ka sekuestruar mjetet monetare si në vijim, njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb, katër mijë e pesëqind e tetëdhjetë euro dhe nëntëqind e dyzet franga zvicerane.

Policia konfiskon në veri 152,290.00 Dinar, 4580 € dhe 3.940 Franga Foto: Ilustrim

“Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare.

“Pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e Avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident. Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.