Policia e Kosovës shqipton mbi dy mijë gjoba në 24 orë
Një tjetër ditë me numër të lartë shkeljesh në Kodin e Rrugorë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 2 mijë e 40 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor. Nga këto, 26 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme, ndërsa 29 automjete kanë pësuar dëme materiale.
Përveç gjobave të shqiptuara, policia ka ndërmarrë edhe masa të tjera. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona për shkelje të ndryshme ligjore, ndërsa 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Gjithashtu, 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Këto shifra të larta të shkeljeve në trafik dhe numri i lartë i aksidenteve, ngrenë alarmin për nevojën e rritjes së masave për sigurinë rrugore. Ekspertët e sigurisë rrugore bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.