Policia e Kosovës nuk fal, 300 euro gjobë për shoferin e huaj që bëri tejkalim të parregullt

19.04.2025

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer të huaj me gjobë prej 300 eurosh për tejkalim të parregullt. Rasti ka ndodhur më datë 18 prill 2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Policia e Kosovës nuk fal, 300 euro gjobë për shoferin e huaj që bëri tejkalim të parregullt

Sipas informacioneve të pranuara nga policia, të shoqëruara edhe me fotografi, shoferi I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, duke drejtuar automjetin Opel Astra me targa vendore, ka kryer tejkalim të disa automjeteve nga ana e djathtë, një veprim ky i ndaluar rreptësisht nga ligji i trafikut rrugor.

Pas verifikimit të informacioneve, Policia e Ferizajt ka vepruar menjëherë duke shqiptuar gjobën prej 300 eurosh ndaj shoferit në shkelje, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia Rajonale e Ferizajt ka shfrytëzuar rastin për të apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat dhe sinjalistikën rrugore. Një sjellje e tillë është thelbësore për të garantuar sigurinë e të gjithëve në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.

Autoritetet policore inkurajojnë qytetarët që të luajnë një rol aktiv në monitorimin e trafikut dhe të raportojnë çdo shkelje të rregullave përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia siguron se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Etiketat

Ofertat e fundit