LVV
PDK
LDK
AAK

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë

para 8 dite

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë Foto: © Hallka Marketing Agency

Personat e dyshuar janë:

  • ISMAIL DISHUKA, i lindur më 25.10.1979
  • EMANUEL SHKODRA, i lindur më 11.06.1999

Të dy janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe kërkohen për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e këtyre personave, të kontaktojnë menjëherë numrin e telefonit 192 ose të dërgojnë një email në info@kosovopolice.com. Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor në luftën kundër krimit dhe në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Etiketat

Ofertat e fundit