Policia e Kosovës e arreston futbollistin e Dukagjnit – Ishte në kërkim nga INTERPOLI

04.02.2024

Sot me fillim nga ora 13:00 u luajt takimi mes klubit të Dukagjinit dhe Dimano Ferizaj, duel ky në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në Futboll.

Policia e Kosovës e arreston futbollistin e Dukagjnit – Ishte në kërkim nga INTERPOLI

Gjatë zhvilimit të kësaj ndeshje që e fitoi Dukagjini me rezultat minimal, ndodhi diçka e pazakontë në futbollin kosovar, raporton Sinjali.

Futbollisti i klubit të Dukagjinit, Theophilus Solomon u arrestua nga Policia e Kosovës.

Sulmuesi 28 vjeçar u arrestua nga policia brenda në stadium në kohën kur po zhvillohej pjesa e dytë e kësaj sfide.

Sipas informacioneve, ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte lojtar aktiv në Shqipëri.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Ai tha se futbollisti i arrestuar është i kërkuar nga INTERPOLI dhe sot ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Hoxha për Sinjalin.

Kujtojmë se ndeshja mes Dukagjinit dhe Dinamo Ferizaj u mbyll me rezultatin final në 1:0, me golin e shënuar nga sulmuesi Altin Merlaku.

Etiketat