Policia bastis dy lokacione në veri, gjenden armë

14.06.2024

Policia e Kosovës po zhvillon bastisje sot në veri të vendit ku ka gjetur edhe armë.

Policia bastis dy lokacione në veri, gjenden armë Foto: Ilustrim

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve.

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”.

Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.