Po bënin gara të shpejtësisë, policia i gjobitë me nga 400 euro dhe ua merr lejën pesë shoferëve
03.09.2024
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona duke zhvilluar gara ilegale në autostradë, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për secilin veç e veç nga 400 euro, katër pikë negative dhe për 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik.
Njoftimi:
Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.