Përleshen dy familje në Prizren, arrestohen 7 të dyshuar
15.05.2024
Policia në Prizren ka pranuar informacion se në rrugën “Selajdin Berisha” është një rast mosmarrëveshje midis dy familjeve.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (1972), B.B. (1978), B.B. (2000), A.B. (2001), S.Sh (1954), V.Sh (1986) dhe J.Sh (1991) të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar.
Pas intervistimit në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”.
Etiketat
Numër i lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në Kosovë, 1245 gjoba në një ditë
Policia para 1 dite
Kosova vazhdon të godasë institucionet paralele serbe: Mbyllet edhe “Dunav Osiguranje”
Policia para 5 dite