Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara – për çka u dënuan më së shumti qytetarët?

15.05.2024

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj nga Policia e Kosovës pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të trafikut rrugor.

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara – për çka u dënuan më së shumti qytetarët? Foto: Ilustrim

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet e ditur se 27,003 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë dhe 4,548 për rrip të sigurisë.

Tutje bëhet e ditur se për mjete të paregjistruara deri në 30 ditë janë shqiptuar gjithsej 659 gjoba, dhe 317 gjoba të shqiptuara për mjete të pa regjistruara mbi 30 ditë.

Ndërkaq, janë konfiskuar 511 vetura të cilat nuk kanë qenë të regjistruara si dhe 11 kamion e 100 motoçikleta.

Po ashtu me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.