Pendarovski në Kosovë, Policia me njoftim mbi ndërprerjen e qarkullimit të trafikut

25.01.2024

Sot në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe […]

Pendarovski në Kosovë, Policia me njoftim mbi ndërprerjen e qarkullimit të trafikut Foto: Ilustrim

Sot në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” thuhet në njoftimin e Policisë.