Pak shpresë se mund të mbyllen rrugët ilegale në veri

01.04.2024

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

Pak shpresë se mund të mbyllen rrugët ilegale në veri Foto: Ilustrim

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare i ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

“Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-i e ka shtuar patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë” tha Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

“Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave po ashtu të grupeve terroriste, vigjilenca po ashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj- analist për TV Dukagjini.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës janë mbyllur 27 rrugë ilegale.