Operacion i suksesshëm policor në Suharekë, arrestohen 4 persona për posedim të narkotikëve

para 32 dite

Një operacion i përbashkët i policisë ka çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Operacion i suksesshëm policor në Suharekë, arrestohen 4 persona për posedim të narkotikëve

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në rrugën Brigada 123 në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, njësitë policore kanë vërejtur tre persona të dyshuar duke kryer një shkëmbim të dyshimtë. Pas ndërhyrjes së shpejtë, policia ka arrestuar të tre personat dhe gjatë kontrollit trupor, tek dy prej tyre janë gjetur sasi të vogla marihuane dhe para në fshehje.

Në vijim të hetimeve, me urdhër të gjykatës, janë bastisur banesat e të dyshuarve, ku janë gjetur sasi më të mëdha të marihuanës, si dhe mjete të tjera që lidhen me trafikimin e drogës, siç janë peshore, pako për mbështjellje dhe mjete prerëse.

Gjatë bastisjes, një person tjetër, vëllai i njërit prej të dyshuarve, ka penguar punën e policisë dhe është arrestuar gjithashtu.

Pas intervistimit, tre nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se nga njësiti policor është vërejtur i dyshuari mashkull kosovar duke biseduar dhe duke i dhënë apo marre diçka dy të dyshuarve tjerë po ashtu meshkuj kosovar. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe gjatë kontrollit, tek një i dyshuar është gjetë një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.82 gram dhe të holla 100 euro, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshe 1.06 gram. Pas arrestimit të tre të dyshuarve, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur banesat e të dyshuarve, ku në njërën prej banesave janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshe totale 19.28 gram , një telefon, një brisk, foli alumini, qese plastike të zbrasta, rizlla dhe grinder. Gjatë bastisjes, vëllai i njërit prej të dyshuarve pengon zyrtaret policor, ku i njëjti arrestohet. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i katërti lirohet në procedurë të rregullt” bënë të ditur Policia.

Etiketat

Ofertat e fundit