Operacion Antikontrabandë: Sekuestrohen 119,180 Euro të padeklaruara në Merdarë

para 11 dite

Një operacion i koordinuar mes Policisë Kufitare dhe Doganave të Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara, mbi 100 mijë euro, në pikën kufitare të Merdares.

Operacion Antikontrabandë: Sekuestrohen 119,180 Euro të padeklaruara në Merdarë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 3 korrik 2025, rreth orës 21:30.

Automjeti, me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb dhe me një pasagjer, gjithashtu shtetas serb, u ndalua për kontroll në vijën e dytë të kontrollit. Fillimisht, pasagjeri kishte deklaruar se posedonte vetëm 18,000 euro. Megjithatë, dyshimet e zyrtarëve kufitarë çuan në një kontroll më të detajuar.

Gjatë këtij kontrolli të imtësishëm, zyrtarët policorë dhe doganorë zbuluan një sasi të konsiderueshme parash të fshehura në vende të ndryshme të automjetit dhe në trupin e drejtuesit. Paratë, kartëmonedha të prerjeve 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro, u gjetën të fshehura në trupin e drejtuesit, në një çantë në ulësen e pasme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe madje edhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse.

Shuma totale e parave të padeklaruara të sekuestruara arriti në 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro. Të gjitha mjetet monetare janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm ligjor.

Etiketat

Ofertat e fundit