Nusja rrah vjehrrën, vëllai rrah motrën: Katër raste të dhunës në familje brenda një dite

22.06.2024

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Nusja rrah vjehrrën, vëllai rrah motrën: Katër raste të dhunës në familje brenda një dite Foto: Ilustrim

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Malishevë.

Në këto raste raportohet se ka pasur dhunë fizike dhe psikike, që viktimat kryesisht janë femra.

Raportet e plota:

Prishtinë, 20.06.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë, 20.06.2024-16:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 20.06.2024-22:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ka pësuar dhunë psikike nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë, 21.06.2024-14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti i kishte shkaktuar dhunë psikike nëpër mes telefoni bashkëshortes së tij me të cilin kanë vendosur që të ndahen-shkurorëzohen. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.