LVV
PDK
LDK
AAK

Numër i lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në Kosovë, 1245 gjoba në një ditë

para 31 dite

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë ka pasur një rritje të konsiderueshme të shkeljeve të rregullave të trafikut rrugor.

Numër i lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në Kosovë, 1245 gjoba në një ditë

Sipas raportit të tyre, janë shqiptuar plot 1245 gjoba për shoferë që nuk i janë përmbajtur rregullave të qarkullimit.

Krahas numrit të lartë të gjobave, policia ka raportuar edhe 63 aksidente trafiku. Nga këto aksidente, 18 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme, ndërsa 45 të tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të rregullta, policia ka arrestuar 7 persona. 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është dërguar për të vuajtur dënimin.

Etiketat

Ofertat e fundit