Nike, Adidas dhe Air Jordan, kapen mbathje sportive false duke u futur në Kosovë ilegalisht

27.02.2024

Njësia e TASK FORC-ës – Lindje, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në zonën kufitare lindje.

Nike, Adidas dhe Air Jordan, kapen mbathje sportive false duke u futur në Kosovë ilegalisht Foto: Ilustrim

Në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.