Mosmarrëveshje në trafik, një person godet me veturë dhe sulmon fizikisht një tjetër
Një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, ku një person ka goditur me veturë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Policia njofton se pas mosmarrëveshjes në trafik, një person kishte goditur me veturë një tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje në trafik pasi e kishte goditë me veturë viktimën mashkull kosovar, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, vijon njoftimi i policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky incident vjen si një kujtesë e rëndë për rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe respektit në trafik. Mosmarrëveshjet mund të ndodhin, por dhuna asnjëherë nuk është përgjigje.