Mitrovicë, nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një kontesti pronësor

10.02.2024

Një nënë në Mitrovicë ka raportuar të premten në polici se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj.

Mitrovicë, nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një kontesti pronësor Foto: Ilustrim

Sipas policisë, ajo tha se dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.

Rasti u cilësua “Dhunë në familje”.