Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

28.01.2024

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë shkruar fjalë kërcënuese në veturën e tij, në gjuhën serbe.

Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij Foto: Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ditën e shtunë.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese).” shkruanë në njoftim.

“Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Etiketat

Ofertat e fundit