Kontrabanda me Iphone 16 përmes aeroportit, bie në duar të Doganës së Kosovës
para 15 dite
Në orët e vona të së premtes, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, oficerët doganorë në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme.
Sipas komunikatës për media nga ana e Doganës së Kosovës, në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë telefonave të rinj (iPhone 16), të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar.
“Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Vjedhje në shtëpinë e familjes Bakiq në Prizren, pronari raporton se hajnat ia vodhën 30 mijë € që i fshehu
Policia para 3 ore
Policia shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë, dyshohen për kultivim të bimëve narkotike
Policia para 2 dite
E dhimbshme, ndërron jetë personi i lënduar në aksidentin e trafikut në autostradë, Suharekë-Duhël (km i 39).
Aktuale para 2 dite