Kapet nga Policia i mituri që iku nga Qendra Korrektuese në Lipjan

26.02.2024

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendrat Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgjeve. Një rast i tillë kishte ndodhur në fillim të muajit janar në Qendrën për të Mitur në Lipjan, ku një 17-vjeçar kishte ikur dhe ka qëndruar në arrati deri më dje.

Kapet nga Policia i mituri që iku nga Qendra Korrektuese në Lipjan Foto: Ilustrim

I mituri nga Peja është kapur nga Policia në autostradë dhe është shoqëruar në stacion policor për proceduarat e nevojshme.

I njëjti më pas është dërguar në qendër për ta vuajtur dënimin, teksa lidhur me ndalimin e tij është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Lidhur me rastin është raportuar se  me 25.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i arratisur dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”