Janar – Shtator, rritet numri i rasteve të dhunës në familje, bie ai i vrasjeve

para 35 dite

Të premtën, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore.

Janar – Shtator, rritet numri i rasteve të dhunës në familje, bie ai i vrasjeve

Në takimin e djeshëm është bërë prezantimi i ‘Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024’ të këtij departamenti dhe janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Me qëllim të informimit të opinionit publik, në vijim paraqesim statistikat në fushën e rendit, sigurisë publike për këtë periudhë kohore: 

•          Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.

•          Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%.

•          Disa statistika rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament:

–           Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,

–           Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,

–           Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,

–           Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,

–           Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,

–           Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,

–           Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

  • Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %. 
  • Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.
LEXO EDHE:  Njësiti FAST i Policisë së Kosovës arreston të kërkuarin me urdhër arrest ndërkombëtar

Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:

•          Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për -2.4%,

•          Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,

•          Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,

•          Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,

•          Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.

Gjatë kësaj periudhe kohore:

•          Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,

•          Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %, 

•          Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.

Policia e Kosovës edhe me këtë rast të prezantimit të këtyre të dhënave nga Departamenti i Rendit Publik, çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Etiketat