IPK njofton arrestimin e një zyrtari policor

23.01.2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori  ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private). Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë […]

IPK njofton arrestimin e një zyrtari policor Foto: Ilustrim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori  ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën  “Hasan Prishtina” në Obiliq  dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi  ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari  (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.