I vuri flakën veturës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur kohë më parë, ndërsa falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, autori i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth identitetit të personit të arrestuar apo motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm. Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.