I burgosuri që u arratis sot jepte fajde bashkë me vëllain dhe nënën
07.08.2024
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se paraditen e së mërkurës i burgosuri Lorik Xhemshiti është arratisur nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar.
Për rastin, SHKK-ja ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.
Aksioni për arrestimin e tyre ishte zhvilluar 3 javë më parë në dalje të Prishtinës.
Loriku dyshohej se me nënën e tij, Miradijen dhe vëllauin Valonin detyruan një viktimë të fajdes të merrte para për fajde nga secili nga pak.
Dëmi i shkaktur ndaj viktimës së fajdes ka qenë rreth 100 mijë euro.