Gjeti në rrugë kuletën me para dhe dokumente personale, qytetari në Lipjan e dorëzon në Polici

22.08.2024

Policia ka njoftuar se një qytetar në Lipjan ka gjetur në rrugë një kuletë me dokumente personale dhe para.

Gjeti në rrugë kuletën me para dhe dokumente personale, qytetari në Lipjan e dorëzon në Polici Foto: Ilustrim

Ai e ka dorëzuar atë në stacionin policor dhe më pas i janë kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit,  një qytetar ka dorzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte  dokumente personale dhe një shumë të parave,  të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.”