Dyshime për aktivitete ilegale në dy shkolla në Leposaviq, policia hyn brenda

16.06.2024

Në Leposaviq janë kryer kontrolle nga Policia e Kosovës në dy shkolla të cilat gjenden në një oborr, nën dyshimin për aktivitete ilegale.

Dyshime për aktivitete ilegale në dy shkolla në Leposaviq, policia hyn brenda Foto: Ilustrim

Por, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, tha për Express se asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.

“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjenden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi hasur në diçka të dyshimtë”, tha Elashni.